Gjykata e Apelit drejt kolapsit, 13 mijë dosje janë ende në pritje, mungojnë 18 gjyqtarë
Rreth 13 mijë dosje presin për shqyrtim në Gjykatën e Apelit të Tiranës duke çuar këtë institucion drejt kolapsit. Kjo gjykata tashmë ka mbetur më 13 gjyqtarë nga 31 që duhet të ketë. Pjesa më e madhe e të larguarve janë shkarkuar nga vetingu , ndërsa disa gjyqtarë dhanë dorëheqjet në mënyrë që të mos përballen me këtë proces.
Por, zëvendësimi i gjyqtarëve nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka ndodhur. Kjo situatë përkthehet në vonesë e për qytetarët të cilëve do t’u duhet më tepër kohë të marrin drejtësi. Kjo situatë u krijua pasi puna e Komisionit të Pavarur të Kualfikimi gjatë muajit maj, qershor dhe korrik u fokusua tek gjyqtarët e gjykatave të apelit. Shumica prej tyre nuk mundën të kalojnë filtrat e vetingut. Ndërkohë dy gjyqtarë të njohur të saj Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj dhanë dorëheqje.
Kjo situatë është paralajmëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që në dhjetor të vitit të kaluar. Qeveria e gjyqësorit kërkoi nga Parlamenti që të ndryshohet ligji për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit në mënyrë që të behet plotësimi i vendeve vakante.
Por, kur kanë kaluar 7 muaj nga kjo kërkesë ende nuk është marrë në shqyrtimi nga Komisioni i Ligjeve. Në të njëjtën situatë me dosje të prapambetur është gjykata e lartë me 34 mije dhe Gjykata Administrative e Apelit me rreth 12 mijë.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5