“Vetëm qeveria nuk ka gabime”, Mëhilli replika me Ballën për inceneratorët
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka replikuar me moderatoren e emisionin “Now” Erla Mëhilli për temën e inceneratorëve.
Moderatorja teksa i ka drejtuar pyetjen se ku shkojnë paratë që paguajnë qytetarët shqiptarët për inceneratorët, Balla tha se është drejtësia ka vënë në konfiskim inceneratorët dhe sipas tij lekët nuk shkojnë te Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ashtu siç kanë deklaruar opozita dhe zyrtarë të tjerë.
Deklaratave të Ballës iu është përgjigjur moderatorja duke i thënë me ironi se vetëm ‘qeveria nuk ka gabime”
Replikat
Taulant Balla: Unë di që këto janë të konfiskuara.
Erla Mëhilli: Ku shkojnë paratë?
Taulant Balla: O Zot! Ditën që e ka marrë në administrim Prokuroria Speciale anti-kurrupsion dhe ka emëruar drejtorin, çdo para shkon të SPAK. Ky institucion ka caktuar vetë një drejtor.
Kjo historia që paratë shkojnë te ata dy, ja fusni kot. E ka futur në konfiskim drejtësia. Del një idiot te selia e PD e një tjetër atje.
Erla Mëhilli: Janë një sërë ekspertësh që e thonë këtë gjë.
Taulant Balla: E keni gabim o Erla.
Erla Mëhilli: Ju për çdo gjë thoni e keni gabim, vetëm qeveria nuk ka gabime.
Taulant Balla: E ka marrë drejtësia. Në Fier është i vendosur një teknicien i vendosur nga drejtësia.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në