Financimi rus, Balla: Çështja s’është mbyllur, mund të ndiqet në Gjykatën e Lartë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, tha se çështja e financimit të parave ruse në PD nuk është mbyllur për drejtësinë.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Balla theksoi se para disa vitesh ka bërë një kallëzim në lidhje me lobimin rus, ndërsa shtoi se ka bërë një apelim të çështjes pasi pati një përpjekje nga ana e prokurorisë për ta mbyllur.
“Çështja e Bashës është mbajtur prej meje në mënyrë të vazhdueshme në komunikimet publike. Unë nuk do të tërhiqem. Kam shkuar në prokurori, kam bërë një kallëzim. Pati një përpjekje nga ana e prokurorisë për ta mbyllur. Unë kam bërë apelim të çështjes. Nuk është një çështje e mbyllur për drejtësinë. Çështja do të ndiqet në Gjykatën e Lartë. Ka elemente të reja. Mjaftojnë deklaratat e zyrtarëve amerikanë që Prokuroria të nisë hetimet”- theksoi Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania