Mbyllja e kolegjit turk, Zaimi: Në 4 vite, kurrë s’kam dëgjuar të flitet për Gylenin
Emanuela Zaimi, themeluese e fondacionit “Down Syndrome Albania”, ish-nxënëse e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’ e cilësoi absurde mbylljen e një shkolle, që sipas saj ka nxjerrë nxënës të shkëlqyer dhe me vlera njerëzore.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zaimi tha se në 4 vitet e studimit në atë shkollë asnjëherë nuk ka dëgjuar të flitet për Fetullah Gylenin, i cili është themelues i këtyre kolegjeve dhe armik i betuar i presidentit Erdogan.
“Jam një maturante që e njeh shumë mirë atë kolegj. Për Fetullah Gylenin, sa kam qenë 4 vjet në kolegj, nuk kam dëgjuar kurrë. Në ato muret e shkollës, veç kuadrit mësimor, vlerave njerëzore, s’kam qenë kurrë e detyruar t’i bashkohem asnjë lloj parimi si fondacion fetar”, tha Zaimi.
Sipas saj, stresi që u shkaktohet prindërve dhe nxënëse të atij kolegji me vendimin e papritur për ta mbyllur, është një tjetër gabim i qëllimshëm i qeverisë.
Qeveria vendosi dje mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”. Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve ’90.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit