Deklarata e Mitsotakis për 12 miljet, Idrizi: Shqipëria duhet të reagonte
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, deklaroi se qeveria shqiptare duhet të mbante reagim krejt tjetër në lidhje me çështjen e detit, pasi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi pak ditë më parë se Greqia do zgjerohej me 12 milje.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Idrizi u shpreh se kufijtë midis dy vendeve janë të përcaktuara dhe të dilimituara.
“Qeveria shqiptare duhet të mbante një qëndrim totalisht tjetër, sepse kufijtë detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë janë të përcaktuara dhe të dilimituara. Këtë e thotë edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Greqia i ka përcaktuar kufijtë e vet detarë në vitin 1934. Nga viti 1934 deri më tani, nuk kemi pasur asnjë lloj problemi, nuk kemi dëgjuar ndonjëherë këtë histori. Si është e mundur që futet tani?
Sa i përket 12 miljeve, marrëveshja dhe konventa e Montegobeit parashikon në pikën 1 të saj, që çdo shtet ka të drejtë të deklarojë 12 miljet. Neni 15 thotë, aty ku është e mundur. Shqipëria nuk duhej të pranonte dhe duhej të reagonte që të mos zgjerohej”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq