Mbyllja e kolegjit turk, Likaj: Do ndjekim procedurat ligjore në gjykatë
Mirsad Likaj, Drejtor i Çështjeve Juridike, të fondacionit “Gulistan”, theksoi se për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif” nga Ministria e Arsimit, do të ndjekin të gjithë procedurat ligjore dhe se çështjen do ta çojnë në Gjykatë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se nuk dinë asnjë arsye se përse është mbyllur kolegji, ndërsa i kanë kërkuar dhe një raport Ministrisë së Arsimit në lidhje me këtë vendim.
“Do duhet që Ministria e Arsimit t’i bënte publike këto shkelje ose ta dërgonte me shkresë zyrtare dhe të na thoshte se këto janë shkeljet tua prandaj e kemi mbyllur. Nëse sot Ministrja e Arsimit do të paraqitej në ambientet e shkollës, do të bindej që ishte një veprim i nxituar.
Ne i kemi dërguar një shkresë Ministrisë së Arsimit, ku i kemi kërkuar të na vihen në dispozicion raporti i vlerësimit të zyrës vendore arsimore Tiranë, ku është marrë vendimi për mosmiratimin e kalimit të shkollës. Ne do ndjekim të gjitha rrugët ligjore, do i drejtohemi Gjykatës”- nënvizoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus