Taksat| Bashkitë performojnë më mirë, realizojnë të ardhurat 12% më lart se qeveria
Pesha e të ardhurave nga pushteti vendor si pjesë e totalit është e vogël, megjithatë në 7-mujorin e parë të këtij viti bashkitë kanë performuar më mirë se qeveria.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë 221 miliardë lek, ose 56 për qind e planit vjetor.
Të ardhurat e pushtetit vendor nga ana tjetër janë realizuar në masën 68 për qind për 7-mujorin e parë të vitit. Bashkitë kanë kontribuar në buxhet me 19 miliardë lek, nga 27.6 miliardë e parashikimit vjetor.
Pushteti vendor ka performuar 3 për qind më mirë në mbledhjen e të ardhurave në krahasim me vitin e kaluar.
Me ndryshimet e buxhetit me aktin normativ të korrikut, qeveria parashikon të ardhura totale prej 577 miliardë lek për këtë vit. Deri në fund të korrikut janë realizuar 327 miliardë lek, ose 57 për qind e planit vjetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme