Qyteti më i shtrenjtë gjerman për të studiuar

23 Shtator 2022 | 21:51

Mynihu është tani vendi më i shtrenjtë për të studiuar në Gjermani, pasi qiraja në këtë qytet tani është 787 euro për një apartament studentor, tregon një raport i ri i publikuar së bashku nga MLP dhe Instituti Ekonomik Gjerman.

Sipas raportit të quajtur raporti i akomodimit të studentëve MLP, i cili mbulon 38 qytete me studentë në vend, rritja e përgjithshme e çmimeve të qirasë për studentët në Gjermani është shënuar me 5.9 në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.

Edhe pse Mynihu është qyteti më i shtrenjtë për të studiuar, rritja e çmimeve të qirasë këtë vit në këtë qytet ishte pak mbi mesataren, në 6.7 për qind.

Në fakt, rritja më e lartë e qirasë u shënua në Berlin, ku një apartament studentor kushton 718 €, 18.5 për qind më shumë se në vitin 2021.

Kjo e bën Berlinin qytetin e tretë më të shtrenjtë për qiratë, ndërsa i dyti renditet Shtutgarti, me një apartament që kushton 786 €.

Qytetet më të lira për të jetuar për studentët janë qytetet gjermane lindore të Chemnitz (224 €), Magdeburg (303 €) dhe Leipzig (383 €).

Sipas profesorit Michael Voigtländer, ekspert i pasurive të paluajtshme në Institutin Ekonomik Gjerman, rritja e çmimeve të energjisë i ka shtyrë qiramarrësit të shikojnë apartamente më të vogla dhe më të lira në vend të atyre më të mëdha, çka ka rritur kërkesën për apartamente të përshtatshme për studentët.

Përveç kësaj , shumë njerëz që më parë donin të blinin godina tani po kërkojnë apartamente me qira.

Si rezultat, konkurrenca në tregun për strehimin e studentëve po bëhet edhe më intensive.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026