Regjistrimet në universitete, drejtori i rrjetit akademik shqiptar tregon detajet

25 Shtator 2022 | 18:15

Arjan Xhelaj, drejtor i rrjetit akademik shqiptar, ka dhënë detaje në lidhje me ecurinë e regjistrimeve të maturantëve në Universitete, ku tashmë ka përfunduar faza e parë e regjistrimeve dhe faza e dytë e aplikimeve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Xhelaj theksoi se në 15 degë janë ezauruar të gjithë kuotat.

“Sapo është zhvilluar faza e dytë e aplikimeve. Është përfunduar faza e parë e regjistrimeve ku  patëm një ecuri të mirë. Në fazën e dytë aplikuan rreth 6 mijë maturantë. Kemi pasur më shumë vitin e kaluar. Kemi pasur 4 mijë ri-aplikime. Numri i madh është mbi 2 mijë maturantë dhe besohet se do të ketë dhe një numër regjistrimesh dhe nga Republika e Kosovës.

Janë 15 degë që i kanë ezauruar komplet kuotat që në raundin e parë.  Mjekësia këtë vit pati dhe 100 kuota shtesë dhe e ezauruan sërish brenda 5 ditëve të para. Ecuri shumë të mirë pati stomatologjia dhe farmacia. Ecuri shumë të mirë ka pasur edhe tek inxhinieria e ndërtimit dhe tek arkitektura”- tha ai.

Më tej ai theksoi se në rrethe ka pasur një ecuri shumë të mirë infermieria dhe mamia, ku kuotat pothuajse janë ezauruar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026