Serbia nuk i njeh referendumet në Ukrainë, thotë ministri i Jashtëm serb
Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç deklaroi se Serbia nuk mund të pranojë rezultatet e referendumit në rajonet e Ukrainës.
Sipas tij, kjo do të ishte në kundërshtim me interesat shtetërore dhe kombëtare të vendit, shkruan Euronews Serbia.
“Serbia, në përputhje me Kartën e OKB-së dhe parimet e normat e pranuara përgjithësisht të së drejtës ndërkombëtare publike, nuk mund të pranojë rezultatet e referendumit në rajonet e Ukrainës.
Do të ishte krejtësisht në kundërshtim me interesat tona shtetërore dhe kombëtare; do të ishte krejtësisht në kundërshtim me politikën tonë të ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit dhe përkushtimit ndaj parimit të paprekshmërisë së kufijve”, u shpreh ai.
Në katër rajone të Ukrainës, që pjesërisht kontrollohen nga Rusia, po mbahen referendumet ruse, që kanë nisur më 23 shtator dhe do të vazhdojnë deri më 27 shtator.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus