Balluku dhe Kim tek TEC-et lundruese në Vlorë: Mbulojnë 15% të konsumit

26 Shtator 2022 | 16:24

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim vizituan pasditen e së hënës anijet për prodhimin e energjisë në Vlorë, ose ndryshe TEC-et lundruese.

Balluku u shpreh se energjia e prodhuar nga këto TEC-e lundruese pritet të pritet të mbulojë 15 për qind të nevojës për energji elektrike që ka Shqipëria.

Anijet janë vendosur provizorisht në zonën e Petroliferës për t’u zhvendosur më pas në zonën e Triportit pranë termocentralit. Ministrja sqaroi se TEC-et lundruese gjatë 2 viteve të para do të punojnë me naftë dhe pas dy vjetësh do të funksionojnë me gaz të lëngshëm.

“Pas dy vjetësh do bëjmë të mundur që ti kemi në pronësi të KESH, që mund ti përdor për nevojat e veta.  Të gjitha parametrat ambientale dhe të zhurmës janë në limitet më të ulëta sa i përket zonës ku do të vendoset. Gjithashtu, edhe emetimet në ambient do të jenë sipas sdtandarede të vendosura nga Banka Botërore.

5 muaj më parë u bë i ditur vendimi se Shqipëria do të merrte dy anije që prodhojnë energji elektrike.

Ministrja Balluku u shpreh në atë kohë se kjo është arritur nga mbështetja e ambasadores amerikane në bashkëpunim me kompaninë që po punon për termocentralin e Vlorës, Excelerate Energy.

‘Termocentralet lundrues’ do të prodhojnë energji për nevojat e Shqipërisë deri në momentin që termocentrali i Vlorës do të vihet në funksion.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026