Gianni de Biasi: Do doja të kisha në skuadër disa nga lojtarët që i ka Reja
Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi, thotë se ka disa futbollistë nga skuadra aktuale e drejtuar nga Edoardo Reja, të cilët do donte t’i kishte në ekip kur ishte vetë drejtues.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, de Biasi u shpreh se përderisa kombëtarja u kualifikua në Euro 2016, skuadra e drejtuar prej tij është më e mirë.
“Meqënëse lojtarët e mi bënë diçka të jashtëzakonshme, mendoj se ata janë më të mirët. Por edhe në skuadrën e Edit ka më shumë se një lojtar, që do doja ta kisha në skuadrën e mëparshme apo në skuadrën që po stërvis tani. Mua më intereson që lojtarët të kenë një zemër të madhe, të kenë dëshirë ta shprehin atë në fushë kur veshin fanelën kuqezi. Kjo është e rëndësishme’, theksoi ai.
Mbrëmjen e sotme, Shqipëria do të përballet me Islandën në “Air Albania” për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania