Ulje dënimi dhe amnisti, zbardhet dosja hetimore për punonjësit e burgut të Fierit

27 Shtator 2022 | 11:23

Euronews Albania siguron dosjen hetimore me paligjshmëritë në burgun e Fierit, për të cilët Gjykata e Tiranës caktoi dje masën “arrest shtëpie” për 18 punonjës e ish-punonjës.

Në dosjen hetimore nënvizohet se punonjësve dhe ish-punonjësve të këtij burgu, 28 të dënuarve u kanë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive.

Ndërkohë, në shkelje të ligjit, një të dënuari i është dhënë amnisti pas asnjë dokument referues.

Sakaq, janë konstatuar 19 shkelje për ulje të dënimit pa fakte apo rrethana.

Shkeljet sipas hetuesve:

  • 19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;
  • 6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;
  • 28 të dënuarve u janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falcifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier:
  • 1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.
  • Njësia tregtare brenda institucionit IEVP Fier nuk ka përmbushur detyrimet që lindin nga kontrata e qirasë për t’u pajisur me aparat matës të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm, duke sjellë për pasojë dëm në buxhetin e IEVP, (vërtetuar dhe verifikuar nga organet FSHU se nuk ka aparat matës të energjisë elektrike).

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026