De Biasi analizon kombëtaren: Interesi i të gjithëve duhet të jetë mbi atë personal
Humbja me Izraelin i dha fund shpresave të Shqipërisë për t’u renditur në krye të grupit në Ligën e Kombeve.
Një ndeshje e karakterizuar nga gabimet individuale, të cilat patën ndikim të drejtpërëdrejt.
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi, pohoi në një lidhje të drejtpërdrejtë në Euronews Albania se skuadra ishte nën presion, e si rrjedhojë nuk zhvilloi një ndeshje 100%.
“ E pashë ndeshjen me Izraelin, në fillim kombëtarja nuk i shprehu cilësitë, kishte shumë presion. Ndeshja nuk nisi mirë, pjesa e dytë skuadra e rriti nivelin, sidomos me golin e Uzunit. Mendova do mbyllej në barazim, por gabimi individual u mohoi pikët. Në futboll nuk mund të hidhen hipoteza, pasi çdo ndeshje ka aspekte të ndryshme.
Reja bëri gjithçka brenda kapaciteteve, është person serioz, por nuk mori rezultatin që kërkonte. Shqipëria mbetet skuadër me vlerë, me lojtarë me eksperiencë të cilët luajnë në kampionatet e mëdha evropiane”, tha ai.
Tekniku de Biasi rikthen në vëmendje dhe arritjen e vitit 2016 në fazën e grupeve të Evropianit. Sipas tij, i gjithë grupi i lojtarëve duhet të luftojnë për interesin e përbashkët dhe të kenë angazhim maksimal.
“Kur arritëm të shkonim në Evropian ishte diçka e jashtëzakonshme, nuk besonim se do ia dilnim. Por kur mblidhen të gjithë ia del. Kur vendoset interesi i të gjithëve mbi ato personale gjithçka arrihet. Unë besoj se Edi Reja ka kaluar beteja të shumta me suksese e dështime. Tek e fundit unë jam nga ana e trajnerit që besoj se ka eksperiencën për të dhënë një dorë në situate të tilla”, theksoi italiani.
Ndër të tjera, ish-trajneri i kuqezinjve ka vlerësuar kundërshtarin e radhës për Shqipërinë, Islandën e cila është nëj skuadër me nivel.
Shqipëria dhe Islanda përballjen mbrëmjen e së martës në Air Albania në orën 20:45.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk