Gazetari: Rama s’merr në kurriz askënd kur vjen puna te kostoja e tij politike

28 Shtator 2022 | 11:35

Gazetari Denis Dyrnjaja ka theksuar se ka informacione që në Vlorë, Partia Socialiste është përçarë.

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari theksoi se inceneratorët janë shkaku i vetëm që ka çuar në përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv/ministrit Arben Ahmetaj, i cili është shkarkuar dhe nga posti i drejtuesit politik në qarkun e Vlorës.

“Kam informacione se në Vlorë është përçarë PS. Mendoj se kjo herë është goxha e vështirë për shkak të çështjes që folëm pak më lart. Nuk dimë asnjë arsye madhore. Shkaku kryesor çon në logjikën se inceneratorët janë problemi”, deklaroi Martinaj.

Gazetari theksoi më tej se: Rama i sheh të gjithë te kostoja politike e tij. Këtë e ka treguar me Saimir Tahirin, po e tregon me Arben Ahmetajn, mund ta tregojë dhe me të tjerët, sepse kur vjen puna te kostoja e vet politike, Rama nuk merr në kurriz askënd”- tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026