Vendimet e qeverisë, Rama: Rritje pensionesh e dyfishim të ndihmës sociale

28 Shtator 2022 | 13:13

Kryeministri Edi Rama deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se do të ketë rritje të pensioneve.

Në një deklaratë për mediat, kreu i qeverisë theksoi po ashtu se është vendosur dyfishim i ndihmës sociale, për gratë që kanë dy fëmijë dhe për të moshuarit që janë në kategori të ndihmës ekonomike.

“E njëtja gjë do të ndodhë me pensionet që janë të indeksuar dhe kemi një rritje prej 1/5% në raport me pensionin e një viti më parë dhe kjo gjë do të materializohet me pensionet e radhës. E njëjtja gjë do të ndodhë me familjet ekonomike që kanë një rritje prej 10%. Gratë me dy fëmijë do u dyfishohet rritja ekonomike. Po ashtu për të moshuarit që janë në kategori të ndihmës ekonomike bëhet, bëhet dyfish.

Rama theksoi se do të bëhet indeksimi për personat me aftësi të kufizuar. Sipas tij këto masa janë marrë për të mbrojtur qytetarët nga inflacioni.

“Kjo bëhet për të mbrojtur qytetarët tanë për t’i mbrojtur nga inflacioni. Ajo që qeveria do të bëjë është se siç kemi bërë në rastin e tërmetit dhe pandemisë, do të bëjmë dhe në këtë krizë të tretë që është e përbotshme”- theksoi numri një i qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026