PD dorëzon në Kuvend projektligjin për lustracionin
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për lustracionin.
Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi theksoi se ky projektligj është dorëzuar me qëllim që funksionarët e lartë që kanë dhunuar të drejtën e shqiptarëve në komunizëm të mos jenë më në funksionet publike.
“Kam dorëzuar projektligjin për lustracionin e të gjithë zyrtarëve që me platformën kriminale të partisë komuniste ndërtuan një regjim që dhunoi dhe masakroi shqiptarët. Kjo është hera e tretë që PD sjellë një ligj të tillë.
Ne e depozitojmë me qëllim që në institucionet, funksionarët e lartë të partisë së punës, dhe bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit që kanë kryer aktivitet duke dhunuar të drejtën e shqiptarëve, të mos jenë më në funksionet publike. Është një ligj që bazohet te eksperienca e mëparshme te ligji 2018” – tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania