Financimet ruse në PD, Bumçi: Nuk ka hetim apo vendim për këtë çështje

28 Shtator 2022 | 14:21

Anëtari i Komisionit të Auditit në PD, Aldo Bumçi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se nuk ka një hetim apo vendim që në Partinë Demokratike ka pasur financim rus.

“Auditi është demonstrim i vullnetit të qartë politik, që kjo forcë nuk ka asgjë për të fshehur. Është ndër forcat pro-perëndimore që ekzistojnë. Auditi është shenjë e këtij vullneti. Kjo forcë nuk ka lidhje me ketë histori, nuk ka gjurmë. Ne do bëjmë transparencë aq sa të mundemi. Nëse kalojmë tek qëndrimet politike, kjo forcë politike ka mbajtur qëndrime me kosto, duke penguar projekte serbo-ruse. Nuk ka deri më sot asnjë hetim, vendim që të thotë që janë para ruse. Ka një artikull të një gazete. Flitet për një dyshim”, u shpreh Bumçi.

Ai shtoi se në periudhën që akuzohet se në PD ka pasur financime ruse, vendi ka qenë i mbuluar nga droga.

“Në 2017 dhe 2018 kishim një Shqipëri të mbuluar me drogë, dolën dosjet për zgjedhjet, ministri i brendshëm akuzohej për trafik droge”, u shpreh Bumçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026