50 infermierë të rinj i shtohen sistemit shëndetësor për të përballuar COVID-19

7 Gusht 2020 | 11:15

Pesëdhjetë infermierë të rinj i janë bashkuar stafit mjekësor të spitalit Covid2 “Shefqet Ndroqi” për t’u përballuar me pandeminë globale të Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila teksa takoi infermierët tha se ky hap i shërben forcimit të kapaciteteve spitalore. Ajo tha se shtimi i kapaciteteve njerëzore në radhët e stafit mjekësor mbetet prioritet parësor për qeverinë shqiptare.

 “Një pjesë e juaj, pra e armatës së re të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë edhe një pjesë e infermierëve të cilët kanë qenë në misionin e parë të dërguar në Itali dhe kanë marrë aty eksperiencën e nevojshme, eksperiencë e cila patjetër do të transmetohet tashmë në këtë spital. Janë 50 infermierë që i shtohen spitalit COVID2”, tha Manastirliu.

Zonja Manastirliu tha se mjekët në dy spitalet “Covid” po bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke trajtuar  pacientët e prekur nga coronavirus.

Gjatë bashkëbisedimit me mjekët dhe infermierët e “Shefqet Ndroqit”,  ministrja theksoi se po vijojnë përgatitjet konkrete për përballimin e periudhës së vjeshtë-dimrit.

“Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të gjithë mbështetjen për personelin mjekësor, për të fuqizuar kapacitetet tona spitalore, qoftë spitaleve aktuale, qoftë spitaleve të cilat projektohen për t’i shërbyer pacientëve me Covid përgjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit”, tha ministrja.

Ministrja Ogerta Manastirliu ftoi gjithashtu qytetarët të respektojnë masat e caktuara kundër COVID-19.

 “Është në dorën e secilit prej nesh këputja e zinxhirit të infeksionit, duke zbatuar masat e thjeshta, me vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit fizik dhe higjienën personale. Kjo është për të mirën e përbashkët dhe për shëndetin e qytetarëve”, tha Manastirliu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026