Doktor Andi Çabeli: Sëmundjet e zemrës, shkaku i parë i vdekshmërisë

29 Shtator 2022 | 07:27

Kardiologu Andi Çabeli, është shprehur se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku i parë i vdekshmërisë.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians “, në  Euronews Albania, Çabeli theksoi se shqiptarët janë sensibilizuar dhe sipas tij, tashmë qytetarët vizitohen edhe nëse nuk kanë ndonjë problem shëndetësor.

“Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku i parë i vdekshmërisë. Shqiptarët janë sensibilizuar. Ka plot shqiptarë që vijnë për t’u vizituar. Kjo është një gjë e mirë për të informuar qytetarët se me çfarë risku përballen, në rast se nuk kontrollohen. Kjo na ndihmon dhe ne mjekëve që të trajtojmë sëmundjen në fazën fillestare”, tha ai.

Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor  ndërgjegjësimin, informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV).

Dita Botërore e Zemrës, gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022