Nutricionistja Dosti: Jo lëng frutash në mëngjes, ju bën me diabet
Nutricionistja Diola Dosti, thotë se fëmijëve nuk duhet t’u jepet lëng frutash në mëngjespa konsumuar më parë diçka, sepse rrezikojnë që në të ardhmen të bëhen me diabet.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Dosti u shpreh se në momentin kur konsumohet lëngu i frutave, që nuk e ka prezencën e fibrave brenda, automatikisht mund të ndikojë në rritjen e nivelit të glukozës ose sheqerit në gjak.
“Shoh shumë shpesh nëna të reja që janë të fiksuara pas lëngjeve të frutave dhe në përditshmërinë e regjimit ushqimor të fëmijës së tyre; mund t’ju japin edhe lëngje që në mëngjes, sepse thonë se nëse nuk e hanë mëngjesin ose vezën, të paktën të pijnë një lëng portokalli. Jo.
As lëngjet e shtrydhura të freskëta, sidomos në mëngjes me stomak bosh, nuk u duhet dhënë fëmijëve, sepse në të ardhmen mund të rrisin fëmijë diabetikë. Në momentin kur konsumohet lëngu i frutave, që nuk e ka prezencën e fibrave brenda, automatikisht mund të ndikojë në rritjen e nivelit të glukozës ose sheqerit në gjak”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq