Krisje Rama-Leli? Avokati flet për raportin e kryeministrit me kryebashkiakun

30 Shtator 2022 | 12:41

Avokati Plarent Ndreca, theksoi se nuk ka ndonjë fakt për krisje mes kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli dhe Edi Ramës.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, teksa ka komentuar takimin e kreut të qeverisë me kryebashkiakët, theksoi se Erion Veliaj dhe Pjerin Ndreu janë raste suksesi.

“Mund të ketë raste që nuk ka kryetarë bashkie të cilët nuk kanë performuar në nivelin e pritshmërive të qytetarëve; dhe sigurisht që qeveria ka indikatorët e vet matës, por mund të jetë edhe rifreskim i skuadrës për ta mbajtur trupin gjallë. Kjo vjen për shkak se opozita shqiptare nuk është në nivelet që kërkon një demokraci të shëndetshme.  Në këtë mënyrë, forca politike që ka mazhorancën, është e detyruar që të jetë në nivelin e pritshmërive të publikut. PS po bën lëvizjet e saj për të mbajtur nivelin e përgjegjësive.

Pjerin Ndreu ka bërë një ndryshim të jashtëzakonshëm në Lezhë. Këto janë dy raste janë tregues të faktit se performimi në ushtrimin e detyrës së kryetarit të bashkisë, është arsye kryesore që forca politike ka parasysh në momentin që i rikandidon. Veliaj dhe Ndreu janë raste suksesi. Nuk kam fakt se Rama ka krisje me Dritan Lelin”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026