Grubi fut në ‘sherr’ BDI, ‘kasta e vjetër’ ultimatum Ali Ahmetit: Na rikthe partinë
Një grup prej mbi 20 funksionarësh të lartë në partinë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimin Demokratik për Integrim, ka dorëzuar ultimatum deri tek lideri i saj Ali Ahmeti që të kthejë partinë në duart e atyre që kanë ia kanë kushtuar gjithë jetën kauzës dhe idealit.
Njëkohësisht ata kanë kundërshtuar pushtetin në parti dhe në Qeveri që po i jepet zëvendës kryeministrit Artan Grubi gjatë viteve të fundit. Grupi i pakënaqur u kryesua nga nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti dhe kryetari aktual i komunës së Sarajit të cilët kujtuan se Grubi ushtron disa funksione ndërsa ish funksionarët e lartë që kanë ndihmuar BDI-në për rritje në politike, nuk kanë tashmë as fjalë as poste të rëndësishme. Në grupin e të revoltuarve janë deputetë, kryetarë komunash, kryetarë degësh e nëndegësh, anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm dhe zyrtarë të tjerë partiak.
“Jo vetëm në parti, por në çdo proces mundet pa dikë. Po BDI mundet edhe pa Izetin, pa Blerim dhe pa Musën, ndërsa BDI ka funksionuar edhe pa Artanin me suksese dhe fitore pas fitore dhe ne duam ta kthejmë BDI-në si fitimtare në kampin shqiptar”, thotë Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.
Për Liderin e BDI-së, Ali Ahmeti këto përplasje të brendshme reflektojnë demokracinë brenda partisë.
“Nuk ka asgjë shqetësuese nuk ka asgjë që përflitet se ka ndonjë parti apo parti të re, kjo është në kuadër të normalitetit. BDI mundet edhe pa Artan Grubin. Sepse nuk e them rastësisht kjo është kapital, thesar kombëtar. 20 vjet investim është BDI”, shprehet Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Duke ju përgjigjur akuzave se është i vetmi që ka dhjetëra pozita dhe përgjegjësi me rëndësi, dhe se ka shkaktuar ndasi në parti, Artan Grubi thotë se gjithë anëtarët e partisë kanë merita për sukseset dhe fitoret në zgjedhje nga themelimi e deri më tani ndërsa partia është më e fortë se kurrë.
“Unë kam më së paku merita. Meritat më të mëdha i ka Ali Ahmeti dhe qytetarët që na kanë votuar ndërsa të gjitha arritjet e BDI-SË e kanë nënshkrimin e të gjithëve prej vitit 2002 e deri në vitin 2022. Nuk ka ndasi në BDI, dje të gjithë ishin rreshtuar krah Ali Ahmetit”, thotë Artan Grubi, zv.kryeministër.
Sipas gazetarit Isen Saliu, këto pakënaqësi në BDI janë shkaktuar nga zërat që qarkullojnë se Artan Grubi mund të bëhet kryeministri i parë shqiptar para zgjedhjeve të mundshme parlamentare në pranverë.
“Bëhet fjalë edhe për një pozicionim lidhur me zhvillimet e ardhshme, para së gjithash me atë se kush do të jetë kryeministër i parë shqiptar, duke pasur parasysh se sërish ka spekulime dhe informacione se në pranverë mund të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dhe siç dihet kemi një marrëveshje parimore që në 100 ditëshin e fundit, kryeministri të jetë shqiptar”, thotë gazetari.
Saliu vlerëson se tashmë BDI nuk është stabile dhe se ka dy palë të cilat kanë të përbashkët vetëm liderin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Propozimi francez më i miri, thotë kreu i BDI
- ‘BDI duhet të mendojë për një tren shqiptar’ sipas analistit
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta