“Vjedhje spektakolare”, PD denoncon sërish abuzimet në bashkinë e Vaut të Dejës

1 Tetor 2022 | 16:45

Partia Demokratike vijon të denoncojë aferat korruptive në bashkinë Vau i Dejës. Nënkryetari i PD dhe njëherazi kreu i grupit parlamentar demokrat, Luçiano Boçi deklaroi gjatë një konference për shtyp se institucioni i bashkisë ka kryer likuidime për projekte të panderuara, kryesisht objekte shëndetësore dhe arsimore.

Po ashtu në denoncimin që ka bërë, Boçi theksoi se bëhet fjalë për një abuzim në shifrën e 100 milion lekëve, paraqitur si shpenzime për ‘Hartim Projektesh’ për vitin 2020.

Sipas tij, janë likujduar projekte të patenderuara, një rikonstruksion, plus shtesë, për shkollën 9 vjeçare Hajmel dhe rikontruksion për shkollën Barbullush.

Po ashtu sipas tij janë marrë në dorëzim projekte të patenderuara, me vlerë rreth 20 milion lekë, objekte qendrash shëndetësore, të cilat janë në fakt në varësi të Ministrisë Shëndetësisë: ndër to qendra shëndetësore Mjedë, e tenderuar nga ministria e linjës me dt. 30 mars 2020.

“I patrembur nga faktet dhe arsyeja, Bashkia e Vaut të Dejës vendos të bëjë rikonstruksion të plotë të shkollës. Bashkia projekton disa rikonstruksione kopshtesh sipas një modeli copy/paste të Kopshtit 34 në Tiranë. Pra, është marrë preventivi i rikonstruksionit të këtij kopështi, 150 km më larg, madje është kopjuar edhe skenari tiranas, në të cilin 5 familje banonin në ndërtesën e kopshtit”- tha ndër të tjera Baçi.

Gjithashtu, për kopshtin e Vau të Dejës, sipas ‘detyrës së projektimit’ flitet për rikonstruksion në vitin 2000. Ndërkohë sipas fakteve dhe shkresave është ndërtuar i ri në vitin 2009.

Ndërtesa është 2 katëshe, jo 1 katëshe, siç thuhet po aty.

Të gjitha këto shkelje janë pasqyruar në padinë që ka çuar në SPAK dega e PD të Vaut të Dejës. U bë më shumë se një vit që është bërë kjo dhe nuk ka asnjë reagim nga Prokuroria e Posaçme.

“U bëjmë thirrje që, nëse nuk i tërheq ligji dhe e drejta, të paktën ta lexojnë dosjen sepse aty ka letërsi fantastike. Sidomos skena me 5 familje, që kanë zaptuar të gjitha kopshtet e Bashkisë së Vaut të Dejës, ne na pëlqen shumë”- shton më tej Baçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026