E mban 5 ditë të lidhur me zinxhirë, 38-vjeçarja përdhunohet nga partneri
Një 38-vjeçare në Greqi ka përjetuar tmerr për për pesë ditë të tëra në Nea Joni.
Sipas mediave greke, partneri i saj 58-vjeçar e mbajti të lidhur me zinxhirë për të paktën pesë ditë,ndërsa në të njëjtën kohë e abuzonte seksualisht.
Dramës së saj i kanë dhënë fund fqinjët, të cilët në një moment kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia, ku pas informacioneve të marra nga fqinjët gjetën dhe vendin ku mbahej e lidhur gruaja.
Pasi kanë gjetur banesën dhe i kanë rënë ziles, 58-vjeçari ka hapur derën, raportojnë mediat greke.
I pyetur nga policia se çfarë “po ndodh këtu”, ai është përgjigjur “gjithçka është në rregull”. Policia, megjithatë, pa një grua brenda në shtëpi, e cila u dha disa sugjerime.
Burrat e DIAS-it kanë hyrë brenda dhe gruaja ka raportuar se partneri i saj po e përdhunonte me armë.
Bëhet me dije se pas kontrollit të policisë në shtëpi, ndër të tjera u gjetën dy armë zjarri.
58-vjeçari u arrestua me akuzën e dhunës në familje, sulmit seksual, dhe armëve pa leje.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat