Detajet nga pengmarrja e Indrit Beqirajt
Pasditen e djeshme, në autostradën Durrës-Tiranë është marrë peng Indrit Beqiraj, i proceduar penalisht edhe më herët për trafik narkotikësh.
Korrespondentja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi, raportoi se ai po drejtonte një motor bashkë me vëllain e tij Gentjan Beqiraj, kur një automjet brenda të cilit ndodheshin 4 persona i ka prerë rrugën.
“Ka pasur një konflikt të çastit midis dy vëllezërve dhe katër personave që ndodheshin brenda në automjet, më pas, pas konfliktit katër personat kanë marrë në automjetin e tyre Indrit Beqirajn. E kanë mbajtur përreth 500 metra dhe e kanë lënë të lirë,” – tregoi Gjuzi.
Policia e Durrësit, mbështetur dhe në dëshminë e Beqirajt, ditën e djeshme, thotë se ngjarja ka qenë si pasojë e një konflikti të çastit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut