341 viktima nga Covid-19, Avdullah Hoti mbledh ministrat dhe kryetarët e komunave për masat e reja

11 Gusht 2020 | 10:19

Një ditë pasi Kosova shënoi 14 viktima nga coronavirus brenda 24 orësh, kryeministri Avdullah Hoti ka thirrur në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, atë të Arsimit, Ramë Likaj si dhe krerët e komunave.

Për shkak të situatës së rendë të krijuar në vend do të diskutohet rishikimi i masave anti-covid si dhe alternativat për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi në vitin e ri shkollor.

Që prej nisjes së pandemisë, Kosova numëron 341 viktima dhe për ketë shkak ministri i Shëndetësisë ka paralajmëruar edhe një mbyllje te re.

Për shkak të shtimit të rasteve të dyshuara me coronavirus, në Kosovë është vendosur që testet molekulare dhe seriologjike të kryhen edhe në laboratorë privatë, përpërballuar kërkesat e shumta, por do të ketë mbikëqyrje që të mos abuzohet me çmimet

“Ne kemi deleguar kompetencën e kërkesës tek institucionet tona të brendshme, siç janë Inspektorati Shëndetësor dhe Instituti i Shëndetit Publik që të bëjnë monitorim të këtyre institucioneve. Si ministër i Shëndetësisë, i kam kërkuar Autoritetit të Konkurrencës, që të monitorojë sjelljen e këtyre institucioneve lidhur me caktimin e çmimit për këtë shërbim”, tha ministri i Shëndetësisë.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 ne Kosove është 4020. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026