A rrezikon PD të ketë përsëritje të 6 marsit? Alibeaj: Armiku i vërtetë është Rama
Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, teksa foli për ligjin e lustracionit bëri me dije se PD ka depozituar në parlament tre iniciativa ligjore kundër përdorimit të propagandës komuniste.
“PD ka depozituar në Kuvend tre legjislativa ligjore, kthimi i burgut të Spaçit në muze kombëtar, e dyta është hapja e dosjeve, së treti është iniciatiava kundër përdorimit të simboleve të propagandës komuniste.”- deklaroi Alibeaj.
I pyetur se nëse merr direktiva nga Lulzim Basha, Alibeaj deklaroi se tashmë është koha që demokratët të bëhen bashkë për përballjen me procesin zgjedhor.
Alibeaj deklaroi ndër të tjera se armiku i vërtetë i shqiptarëve është Edi Rama, kur u pyet se a rrezikon PD të ketë një përsëritje të 6-marsit.
“Ka qenë me kryetarë të degëve të veriut, këtë javë mund të kemi me ata të jugut. Është momenti që të gjitha strukturat e PD të bëhemi gati për atë që është një nga misionet tona kryesore. Që është përballja në procesin zgjedhor. Një detyrim e kemi ndaj demokratëve, armiku kryesor i shqiptarëve sot është Edi Rama dhe regjimi i tij”- nënvizoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Alibeaj: Amnistia fiskale e papranueshme, kthen Shqipërinë në ‘strofkë’ të krimit
- Shqiptarët në listën e shtetasve më shumë të dëbuar nga vendet e BE-së
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid