‘Duhet vendim për statusin’, PD: Apeli të nxjerrë sa më shpejt shkresën zyrtare

4 Tetor 2022 | 12:44

4 deputetë të Partisë Demokratike shkuan të martën në Gjykatën e Apelit ku kërkuan të dinë çfarë po ndodh me vendimin për statutin e PD.

Që prej muajit mars kur Gjykata e Shkallës së parë njohu statusin e dalë nga kongresi i Berishës dhe u apelua nga Enkelejd Alibeaj cështja ka mbetur pezull pasi nuk ka një vendim të Apelit se cilit nga statutet do të mbetet në fuqi, ai i Berishës apo ai i Bashës.

Deputetët Dashnor Sula, Andia Ulliri, Sajmir Korreshi, Arbi Agalliu dhe përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa kanë dorëzuar një shkresë zyrtare ku kërkojnë që gjykata të zhbllokojë këtë çështje që kërkon pak kohë, por zgjidh një problematikë shumë të madhe të partisë më të madhe të opozitës e cila në prag të zgjedhjeve është e paorganizuar.

“Ne nuk morën asnjë informacion. Morëm informacion që nuk është planifikuar fare për gjykim. Korreshi do paraqesë dhe një shkresë që kemi kërkuar përshpejtimin e gjykimit. Ne na intereson gjykimi përfundimtar dhe marrja e një vendim final për të bërë të mundur një pikënisje të përbashkët. Nëse do caktohet Rithemelimi, ne do jemi pjesë e Partisë Demokratike siç jemi sot pjesë e Partisë Demokratike. Jemi për daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e vitit 2023”, tha deputeti Sula.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026