Karantina dhe pasojat tek fëmijët, sociologët tregojnë se fëmijët u bënë josocialë, preferonin të qëndronin mbyllur
Arta dhe Ami janë nënë e bijë. Çdo pasdite ato i gjen duke bërë shëtitje, të cilat karakterizohen nga humori i mirë, bisedat dhe të qeshurat. Këto shëtitje janë me rëndësi sidomos për Amin, e cila e pati të vështirë të përshtatej me rikthimin në normalitet pas daljes nga karatina.
“Vajza në fillim I duk gjë e lehtë por mbrapa në periudhën kur u hap gjthcka dhe mund të dilnim, I kërkoja të shkonim në market, qoftë të dilnim një shëtitje, hezitonte, nuk donte. Për 3 muaj sa qëndruam u mësua me atë që jemi mirë nuk duhet të dalim, le të rrimë brënda edhe sikur u bë asocial. Kur dilnim me shoqet ose fëmijët nuk donte të kishte shumë shoqëri sepse unë dua të rri deh vetëm dhe kjo gjë nuk me pëlqente sepse filloi të ishte jo e afrushme jo e lidhur me kalamajtë sepse kërkonte kohë vetëm,” – thotë Arta Topuzi, e cila tregon se ndonëse u mundua t’i qëndronte vajzës pranë, përsëri e pati të vështirë. Megjithatë gjithçka ndryshoi kur AMI filloi të kalojë kohë me moshatarët e saj.
“Vajzën e kam cuar ne kamp veror dhe shyqyr që u hapën na u dha mundësia sepse për mua ishte problem mbyllja e fëmijës në vetveta. Në kamp ka programet e veta, e ka goxha të pasur she ka goxha ndryshim. Është më e qeshur më e lumtur edhe pse ka pasur një ditë të lodhur,” – shton më tej Arta.
Ekzistojnë një sërë rastesh, kur fëmijët preferonin të qëndronin mbyllur dhe nuk pranonin t’i ktheheshin jetës normale.
“Ka mjaft prindër që flasin më shqetësimin për orët e gjata të fëmijëve para ekranve, frekuentimin e rrjteve sociale si Instagram, tik tok dhe kjo është shoqëruar me humbjen e orëve të gjumit, me shkëputjen izolimin, me varfërimin e fjalorit, me pakësimin e komunikimit,” – shprehet sociologia Entela Binjaku.
Sipas sociologes, një rol kyç kanë pasur edhe prindërit, të cilët pa vetëdije kanë qenë shkaktarët e këtij ndryshimi.
“Fëmijët janë në ndikimin e të rriturve dhe modeli I tyre janë prindërit. Fëmijët duke parë të rriturit përjetojnë dhe ata të gjitha frikët, panikun dhe në kushtet e të qëndruarit bashkë këto përcillen nga të rriturit tek të vegjëlit,” – thotë sociologia.
Teksa ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë në shtator sidomos me shkollat, Binjaku tregon se zgjidhja qëndron tek autoritetet, për të marrë masat e duhura, në rast izolimi, për mënyrën sesi do ti qasen fëmijët jetës së re.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta