Meta: Partia e Lirisë do rikthehet fuqishëm, synojmë edhe Këshillat Bashkiakë
Betejën për zgjedhjet lokale të 2023-shit, Partia e Lirisë nuk do ta fokusojë vetëm tek kandidatët për kryetar bashkie, për të cilët Ilir Meta kërkon që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët por edhe tek këshillitarët bashkiakë.
Meta iu përgjigj interesit të gazetarëve, duke deklaruar se fokusi i Partisë së Lirisë do të jetë opozita e fortë në cdo Këshill Bashkiak.
“Ne luftojmë të dalim forcë e parë në të gjithë këshillat bashkiakë në Tiranë e kudo gjatë zgjedhjeve. Është kushti jonë i padiskutueshëm. Rikthimi i PL-së do jetë shumë i fuqishëm, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të jetë më i rëndësishëm së Parlamenti i sotëm që ka disa koorporata akoma. Të jeni të sigurt. Jo vetëm matje por në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë”, u shpreh ai.
Meta foli edhe për sulmet kibernetike që kanë pësuar sistemet qeveritare prej hakerave iranianë, e njësoj si Berisha, Ramën e cilësoi si kryehakerues, duke kërkuar nga prokuroria të hetojë rolin e qeverisë.
“Kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të mbrojtur sistemin dhe për të rivendosur besimin e qytetarëve. Nuk mund të mos nënvizoj që në fillim se kryehakeruesi i këtij sistemi është Edi Rama, sepse kjo u provua botërisht nga dalja e të dhënave personale të gati 1 mln qytetarëve para zgjedhjeve dhe përdorimi i tyre nga patronazhistët vetëm për qëllimet të shantazhit elektorale”, theksoi Meta.
Edhe pse ende pa asnjë datë revoltash e grevash siç kanë paralajmëruar, Ilir Meta tha se nuk janë shpërqëndruar nga objektivi “ zgjedhje dhe protesta”.
LEXONI GJITHASHTU
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve