Çumani: Situata në “Zyber Hallulli” është shumë e rëndë, fëmijët përdorin hashash
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani, ka komentuar raportin e KLSH, ku janë gjetur disa shkelje pas një auditimi të kryer në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Çumani theksoi se raporti i KLSH është vetëm maja e ajsbergut pasi problemet sipas tij në këtë kopësht janë shumë më të thella.
“Nuk jam i befasuar nga rezultate që sjellë KLSH në një audit të tillë sepse e njoh situatën më mirë se shërbimi social shtetëror, më mirë se Ministria e Shëndetësisë. Është një situatë që problemet janë më të thella seç ka nxjerrë KLSH”- tha ai.
Sipas tij, KLSH s’ka zbardhur as 50% e asaj që ndodh në atë qendër, ndërsa shton se në atë institucion ka probleme që lidhjen me çështjen e trajtimit të fëmijëve nga ana sociale.
“KLSH s’ka zbardhur as 50% e asaj që ndodh në atë qendër. Ajo që ka deklaruar KLSH- është maja e ajsbergut. Në atë institucion ka probleme më të thella që lidhen me çështjen e trajtimit të fëmijëve nga ana sociale. Ka shumë fëmijë që kanë braktisur shkollat. Ka fëmijë që përdorin hashash. Ka fëmijë që luajnë rolin e tutorit që i nxjerrin fëmijët e tjerë për të lypur. Ka fëmijë që bëjnë presion psikologjik mbi personelin dhe mbi fëmijët e vegjël. Ka fëmijë që grabitin supermarkete”-deklaroi ai.
Më tej theksoi: Po të shkojmë në komisariatin numër 1, një fëmijë është dy herë kontigjent i policisë. Çfarë bën ky personel.
Raporti i KLSH
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka gjetur disa shkelje pas një auditimi të kryer në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë.
KLSH ka zbuluar se fëmijëve nuk u është dhënë kuota ushqimore e miratuar.
Auditimi ka gjetur shkelje edhe në pjesëmarrjen e Shtëpisë së Fëmijës në një prokuorim publik për blerje të ushqimeve.
Në dokument thuhet se një VKM dhe Udhëzimi i Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “kanë përcaktuar nivelin e kuotave ditore të ushqimeve për fëmijët, por nuk kanë përcaktuar sasitë e kalorive që duhet të konsumojë çdo fëmijë sipas grup moshës”.
Një tjetër konstatim i bërë nga KLSH është mungesa e raporteve të monitorimit të buxhetit për tre vite.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme