Shifra të larta në Kosovë, 11 viktima dhe 205 raste me Covid-19
Kosova vijon të përballet me rritje të rasteve të reja me Covid-19. Autoritetet bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 521 teste të dyshuara për coronavirus, prej të cilave 205 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 11 qytetarë kanë humbur jetën.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, numri total i rasteve pozitive është 10.795, kurse që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, kanë humbur jetën 365 persona.
Po ashtu, IKSHPK ka njoftuar se, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në 6.411 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.019.
Rastet pozitive me Covid-19
Prishtinë 45 raste, Gjilan 20 raste, Ferizaj 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Prizren 16 raste, Pejë 12 raste, Podujevë 12 raste, Gjakovë 7 raste, Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, Viti 6 raste, Vushtrri 6 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Obiliq 5 raste, Malishevë 4 raste, Rahovec 4 raste, Skenderaj 4 raste, Istog 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce.
Në Kosovë në katër ditët e fundit kanë humbur jetën 50 pacientë, ndërsa 736 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, numri i të vdekurve ka shkuar në 365, shifër kjo tepër e lartë në raport me numrin e popullsisë.
Sipas statistikave të fundit në të gjithë botën numri i të prekurve me Covid-19 ka kaluar mbi 20 milionë, kurse të vdekurit përllogariten mbi 747 000.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona