Tmerr në Kiev, nis shpërndarja e pilulave me jod kaliumi, ç’po ndodh në Ukrainë?
Në Kiev ka nisur shpërndarja e pilulave me jod kaliumi nëpër qendra evakuimi – çfarë janë ato dhe sa real është rreziku i një sulmi bërthamor në Ukrainë?
Pilulat me jod kaliumi po shihen si një formë përgatitjeje për një sulm të mundshëm bërthamor në kryeqytetin e Ukrainës.
Përgatitja vjen mes frikës për një sulm nga Rusia ku prej 2 ditësh, raportime në mediat perëndimore dhe zhdukja e nëndetëses bërthamore më të madhe ruse Poseidon, po ngjallin frikën jo vetëm të ukrainasve por edhe të të gjithë botës.
Bashkia e Kievit ka raportuar se ka nisur shpërndarja e këtyre pilulave në qendrat e evakuimit në përgatitje për një sulm të mundshëm bërthamor rus në kryeqytetin e Ukrainës.
Pilulat e jodit të kaliumit mund të ndihmojnë në bllokimin e përthithjes së rrezatimit të dëmshëm nga gjëndra tiroide nëse merren pak para ose menjëherë pas ekspozimit ndaj rrezatimit bërthamor.
Pilulat do t’u shpërndahen banorëve në zonat e kontaminuara nga rrezatimi bërthamor nëse ka nevojë për evakuim, tha këshilli i qytetit në një deklaratë – në mes të pushtimit shkatërrues të presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.
Putin ka thënë se do të ‘përdorte të gjitha mjetet në dispozicionin e tij’ për të fituar luftën.
Frika po rritet se Putini do të përdorë një sulm shkatërrues bërthamor për të mposhtur Ukrainën, ndërsa trupat e tij tokësore vazhdojnë të pësojnë disfata të njëpasnjëshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal