PD dorëzon nesër në Kuvend projektligjin për ndarjen territoriale me 94 bashki

4 Tetor 2022 | 21:27

Ditën e nesërme në orën 09:00, Partia Demokratike do të dorëzojë në Kuvend projektligjin për ndryshimet e ndarjes territoriale, së bashku me materialin shoqërues dhe hartat me 94 bashki.

Dorëzimi do të bëhet nga deputetët demokratë, të cilët janë pjesë e Komisionit të Reformës Territoriale.

Pas dorëzimit të projektligjit,  bashkëkryetarja e Komisionit te Reformës Territoriale, Dhurata Çupi do të ketë komunikim me median.

Partia Demokratike, doli dje me propozime konkrete, sa i takon ndarjes së re administrative.

Ekspertët e opozitës, kanë prezantuar raportin final, ku kërkojnë shtimin me 33 bashki, pra 94 bashki në total, nga 61 që janë aktualisht. Ata kanë kërkuan gjithashtu, ndarje në 3 ose 6 rajone.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026