Ministria e Jashtme kujton se pikat doganore me Greqinë do të funksionojnë vetëm ditën
Ministria e Jashtme kujtoi sot se pikat e kalimit kufitar me Greqinë do të punojnë vetëm ditën, ndërkohë që prej datës 16 gusht kushdo që hyn në territorin grek do të duhet të vihet për 7 ditë në karantinë.
Në një deklaratë për shtyp ministria theksoi se deri në një njoftim të dytë doganat e Kapshticës dhe Kakavijës do të punojnë vetëm nga ora 06:00-22:00.
Autoritetet luten që qytetarët që do të lëvizin drejt Greqisë të shmangin lëvizjet gjatë orareve ku doganat janë të mbyllura pasi nuk do të lejohen nga policia kufitare të parkojnë apo qëndrojnë rreth territorit doganor.
Prej fillimit të muajit gusht kalimi kufitar me Greqinë është kufizuar. Lejohen të kalojnë vetëm shtetasit grekë, shqiptarët me rezidentë në Greqi dhe minoritarët që mund të gëzojnë dyshtetësinë.
Kufizimi i orareve të punës ka shkaktuar grumbullime të mëdha në pikat doganore gjatë ditëve ku mjaft emigrantë shqitparë kërkojnë të rikthehen në Greqi.
Për sa u përket shqiptarëve rezident në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, apo dhe shtetas të tjerë evropian, atyre nuk u lejohet të kalojnë përmes kësaj dogane.
Prej muajit mars kur u pikas i infektuari i parë me COVID-19 në Shqipëri, autoritetet kanë diagnostikuar rreth 6,800 raste, prej së cilave 3,550 janë shëruar, 208 janë mbyllur me vdekje dhe 3,060 mbeten me mbartje të virusit.
Në Greqi situata ka qenë relativisht më e qetë me rreth 6,200 raste të diagnostikuara, prej së cilave 3,800 janë shëruar, 216 janë mbyllur me vdekje dhe rreth 2,200 mbeten me mbartje të virusit.
Në raport me popullsinë Shqipëria (2.8 milionë banorë) ka rreth 2,400 raste për çdo 1 milionë banorë, ndërsa Greqia (10.7 milionë banorë) ka 580 raste.
Lexoni gjithashtu:
Greqia mbyll pjesërisht Kakavijën dhe Kapshticën, vendos rregulla të reja
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme