Shqipëria mes 20 vendeve që u bashkohen nismës së SHBA-ve për rrjete të sigurta 5G

13 Gusht 2020 | 10:07

Në një njoftim të publikuar së fundmi, Departamenti Amerikan i Shtetit ka përfshirë edhe Shqipërinë mes vendeve që i janë bashkuar SHBA-ve në nismën “Rrjeti i Pastër”, që synon të mbrojë rrjetet 5G nga operatorë që shfaqin rrezikshmëri.

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi pak kohë më parë se aplikacionet celulare që janë nën zotërimin e kompanive kineze përbëjnë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare, politikës së jashtme dhe ekonomisë së vendit.

Menjëherë më pas, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u bëri thirrje vendeve të gjithë botës që t’u bashkohen nismës së tyre “Rrjeti i Pastër”. 

“Ne u bëjmë thirrje çdo shteti që të bëhet ‘Vend i Pastër’, në mënyrë që informacioni privat i nënshtetasve të tyre të mos përfundojë në duart e Partisë Komuniste të Kinës”, tha ai.

Kësaj nisme i janë bashkuar rreth 20 shtete deri tani, që nga Australia, Vietnami, Izraeli e Japonia, e deri te Greqia, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja. Mes tyre është edhe Shqipëria.

Ministrja shqiptare e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka shprehur krenarinë që Shqipëria i ka qëndruar përkrah SHBA-ve, një nga partnerët më të mëdhenj strategjikë, në këtë nismë për të mbrojtur qytetarët dhe shërbimet e sigurta.

Po ashtu, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e ka përshëndetur përkrahjen e menjëhershme të Shqipërisë me një mesazh në Twitter, ku thotë se është krenare të shohë se si Shqipëria e vende të tjera i janë bashkuar projektit të nisur nga SHBA-të për të mbrojtur të dhënat personale të individëve. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026