Pedagogu ‘skanon’ ligjin e arsimit: Arsyeja pse nuk funksionon

5 Tetor 2022 | 21:51

Pedagogu Petër Saraçi, tha se ligji i arsimit nuk funksion në vendin tonë pasi është i strukturuar shumë keq.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Now” në Euronews Albania, theksoi se bordi i administrimit që është i rëndësishëm në arsim varet nga Ministria e Arsimit.

Më tej ai tha se anëtarët e arsimit në këtë bord janë të gjithë politik.

“Kam bërë 30 faqe ankimim. Universiteti i Shkodrës nuk ka pasur asnjë përfaqësues në grupin e famshëm të punës që ka hall këtë ligjin që na e ka propozuar shpëtim dhe rregullim i Universitetit. Kur  është miratuar ligji i arsimit të lartë ka pasur një dakordësi politike në mënyrë që ky ligj të vazhdojë dhe këtë duhet ta pranojnë gjithë partitë politike. Ka një arsye se përse nuk është çuar në Gjykatë brenda afateve të përcaktuara.

Problemi I këtij ligji është aq keq i strukturuar sa e ka fut ligjin në funksion të VKM-së. Kemi një vendosje kompetencash. Bordi dhe senati akademik veprojë si senate paralele, në fakt për vendimarrje financiare vetëm bordi i administrimit është i rëndësishëm dhe bordi i administrimit varet në ministria e arsimit. Çdo lloj anëtaari i këtij bordi është politik”- u shpreh pedagogu.

Më tej ai theksoi: Dhe atë konkursin e famshëm që e kanë bërë për me votuar studentët, nuk ka funksionuar. Nuk  e kanë lejuar kurrë që të jetë funksional dhe kanë mbërrit deri aty sa këto persona kanë rënë në kundërshtim me ligjin, vetëm që ta mbajnë nën kontroll.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026