Ministria e Mbrojtjes kërkon 7 specialistë në fushën e mbrojtjes kibernetike

6 Tetor 2022 | 11:10

Forcat e Armatosura po ngrenë një strukturë ekselente për Mbrojtjen Kibernetike.

Deri në 18 tetor keni mundësi të aplikoni nëse jeni specialist në këtë fushë. Ministria e Mbrojtjes kërkon 7 të tillë.

“Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike ofron 7 vende për specialistë, të cilët përveç pagës konkurruese do të trajtohen edhe me një bonus të veçantë mbi pagë, që varion nga 400 deri në 1 milion shtesë,” – thuhet në njoftim.

Gjithashtu do të kenë mundësi kualifikimi në qendrat e ekselencës së NATO-s dhe akses në programet e Masterit për Siguri Kibernetike në Akademinë e FA etj.

FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një raport të përbashkët për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.

Në raport thuhet se qeveria iraniane, e identifikuar me ‘Homeland Justice’, nisi sulmin në korrik të 2022 kundër portaleve qeveritare shqiptare, duke bllokuar përkohësisht shërbimet online.

Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti, i cili bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026