Furnizonin me informacione klanin Duka për Ervis Martinajn, gjykata dënon 3 persona
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vite burg ish-punonjësin e IT-së në polici Ardian Ahmeti. Bashkë me të janë dënuar me nga 2 vite burg, Dejvison Serjani dhe Nensi Shaqiri.
Kësaj të fundit i është konvertuar dënimi në shërbim prove.
Mësohet se të tre personat siguronin informacione për t’ja përcjellë kundërshtarëve të Ervis Martinajt.
Sipas hetimeve informacionet i kalonin anëtarëve të klanit Duka me të cilët Marinaj ishte në konflikt.
Prokuroria dyshon se të dhënat mblidheshin me qëllim që Martinajt t’i organizohej një atentat. Çështja ishte në hetim dhe gjykim prej më shumë se 2 vitesh.
Ervis Martinaj, i njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, është zhdukur prej më shumë se 40 ditësh.
Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij. Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha para gazetarëve se Rama e di ku ndodhet ‘mbreti’ i lojërave të fatit’ dhe akuzoi Prokurorinë se nuk po vepron.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë