Hungaria i bën thirrje BE të vazhdojë dialogun me Bjellorusinë
Hungaria i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të vazhdojnë dialogun me Bjellorusinë dhe të mos “djegin urën lidhëse” me vendin e Europës Lindore.
Ka qenë ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, i cili e bëri këtë deklaratë gjatë së enjtes, në mes të protestave të dhunshme që vijuan pasi Presidenti Alexander Lukashenko fitoi sërish zgjedhjet.
“Jemi të interesuar në vendimet e BE në bazë të dialogut që nuk e bën të pamundur ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme midis Bjellorusisë dhe Bashkimit Europian, e as të refuzojë programin e Partnershipit Lindor”, tha Szijjarto në Facebook.
Programi i Partnershipit Lindor nisi në 2009, për të sjellë Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën më pranë BE-së, por pa një ofertë të qartë për anëtarësim në të ardhmen.
Presidentët e BE thirrje për ndërhyrje
Të paktën 2 protestues kanë vdekur dhe mbi 6,700 janë arrestuar që nga 9 gushti, pas fitores së Lukashenkos me rreth 80 për qind të votave.
Ministrat e Jashtëm të BE kanë planifikuar një video konferencë për të diskutuar ngjarjet e dhunshme.
Shefi i politikave të jashtme të BE, Josep Borrel, sugjeroi vënien e sanksioneve kundër “atyre që kanë ushtruar dhunë, që kanë kryer arrestime të pajustifikueshme dhe falsifikim të rezultatit zgjedhor”.
Vendet e BE bën thirrje për qetësimin e situatës dhe t’i jepet fund përdorimit të dhunës, si dhe për lirimin e protestuesve.
BE mund të ndërmarrë masa ndëshkuese kundër Bjellorusisë vetëm me vendim unanim të 27 vendeve anëtare.
Lexoni gjithashtu:
Të drejtat e njeriut, OKB fshikullon regjimin e Lukhashenkos për dhunën policore
Nata e katërt e protestave, 700 të arrestuar dhe 2 të vdekur në Bjellorusi
Borrell: Zgjedhjet në Bjellorusi “nuk ishin as të lira e as të drejta”
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme