‘S’mund të uleni në dy karrige’, Vuçiç reagon pas deklaratës së kryeministrit kroat

6 Tetor 2022 | 20:21

Mbi Serbinë po rritet presioni për t’u bashkuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Beogradi do të ndërpresë së shpejti marrjen e naftës ruse.

Njoftimi u bë të enjten në Pragë, në samitin e Komunitetit Evropian, në një kohë kur nga 1 nëntori asnjë anije-cisternë me naftë ruse nuk do të mund të ankorohet në terminalin e ishullit kroat Kërk, në afërsi të portit të Rijekës, në Adriatik.

Për pasojë, naftësjellësi “Janaf” nuk do të sjellë më naftë ruse në rafineritë serbe të Novi Sadit dhe Pançevos.

“Çdo sasi nafte, përveç asaj ruse, që do të mbërrijë në ishullin Kërk do të udhëtojë drejt Serbisë përmes gazsjellësit të Adriatikut. Çështja është shumë e qartë, nuk mund të uleni në dy karrige. Ky është mesazhi kyç”, u shpreh kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Serbia ankohet se në rastin e saj duhet të bëhet përjashtim për importin e naftës ruse dhe fajëson Kroacinë.

“Fqinjët tanë mburreshin duke thënë se ishin përgjegjës për faktin se nuk kishte tërheqje nga kjo normë. Por, me zbatimin e përgjithshëm të sanksioneve mbi importin e naftës ruse, për disa vende si Bullgaria, Hungaria dhe të tjerë u bë përjashtim”, theksoi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Qeveria serbe druhet se pa naftën ruse nga porti i Rijekës, rritja e kostove të energjisë do të prekë vendin. Nga ana tjetër, BE kërkon që Beogradi t’u bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026