Kurti: Qeveria dhe populli i Kosovës besojnë në Bashkimin Evropian
Kryeministri Albin Kurti, deklaroi mbrëmjen e së enjtes se Qeveria dhe populli i Kosovës besojnë në Bashkimin Evropian, por edhe BE duhet të zgjerohet.
“Qeveria dhe populli i Kosovës besojnë në BE dhe ne mendojmë se BE-ja duhet të ketë ambicie të mëdha për Ballkanin Perëndimor dhe për vete. BE-ja duhet të përparojë, ne të gjithë duhet të mbrojmë BE-në dhe BE-ja duhet të zgjerohet”, deklaroi Kurti.
Sa i takon sigurisë, ai tha se Rusia përmes aleatit të saj në Ballkanin Perëndimor, Serbisë, ka shtuar përpjekjet për të destabilizuar situatën e sigurisë në vend.
“Në vazhdën e invazionit të paligjshëm të Ukrainës nga Federata Ruse këtë vit, Rusia ka shtuar përpjekjet e saj për të destabilizuar situatën e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në bashkëpunim me Serbinë, aleatin e saj të ngushtë në Ballkanin Perëndimor. Qeveria jonë është përgjigjur në përputhje me rrethanat duke intensifikuar bashkëpunimin tonë me NATO-n, BE-në, SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe aleatët kryesorë evropianë. Gjithashtu kemi dyfishuar fondet për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha Kurti.
Qëllimi i vizitës së këtij delegacioni në Kosovë, u tha se ka të bëjë me vlerësimin e punës së Misionit të EULEX-it në Kosovë dhe të kuptojë më thellë situatën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë në terren, shkruan KosovaPress.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit