Ministrja Xhaçka në Kakavijë: S’i biem dot murit me kokë, ne do t’i respektojmë masat e shtetit grek
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka ndjekur nga afër situatën në pikën kufitare të Kakavijës, ku mijëra qytetarë, prej katër ditësh janë në pritje për të kalur kufirin drejt Greqisë.
Teksa foli për mediat, znj. Xhaçka theksoi se sot në krahasim me një ditë më parë ka pasur një përmirësim të lehtë të situatës, por shtoi se radha e gjatë dhe kufizimet e vendosura nga pala greke, nuk do të favorizojnë kalimin e të gjithë emigrantëve për shkak të faktorit kohë.
“Sot ka pasur një ritëm më të mirë të procedimit nga pala greke në pikën kufitare të të gjithë qytetarëve që udhëtojnë drejt Greqisë. Deri tani ka pasur, pra, nga orët e para të mëngjesit dhe deri tani që flasim, janë mbi 370 makina të cilat kanë kaluar pikën doganore dhe janë rreth 2200 qytetarë që kanë kaluar krahasuar me dje, ku gjatë gjithë ditës kemi pasur 2700 qytetarë dhe më pak makina që kanë kaluar në pikën kufitare”, tha ajo.
Më tej ministrja bëri të ditur se pjesa e qytetarëve që nuk do mund të kalojnë sot drejt Greqisë, janë të detyruar të respektojnë masat e reja të shtetit grek, që hyjnë pasnesër në fuqi. Ajo ftoi qytetarët të kthehen pas, të ndjekin rregullat dhe mos të torturojnë familjet e tyre në pikat kufitare.
“Sigurisht ky nuk është një ritëm, i cili mundëson që 2 mijë makina që janë në radhë të kalojnë pikën kufitare përpara se të futet në fuqi regjimi i ri i masave të vendosura nga pala greke, që do të thotë se tamponi që do të kryhet këtu nga qytetarët shqiptarë, aplikimi me formularin ku deklarohet pika kufitare ku kalohet, po ashtu dhe kufizimet në numër të udhëtarëve që do të kalojnë qoftë këtu në Kakavijë, qoftë në Kapshticë. Janë këto kufizime të reja, i cili ka diktuar edhe vendimmarrjen e shumë qytetarëve, të cilët kanë krijuar këtë radhë shumë të gjatë. Ka pasur një komunikim intensiv gjatë këtyre ditëve, edhe kryeministri, edhe ministrat, por edhe emergjencat, por edhe unë kam komunikuar me homologun tim grek, për të parë mundësinë për lehtësimin e disa prej masave”, tha ajo.
“Ne nuk i thyejmë dot rregullat që ka vendosur pala greke. Ne nuk e vendosim politikën që ndjek shteti fqinj për menaxhimin e pandemisë, dhe për sigurinë e qytetarëve të tyre, por ajo që mund të bëjmë është që të kërkojmë më shumë kapacitete dhe më shumë njerëz, që procesi i kalimit në kufi të jetë me ritme të mira. Nga dje në sot, kemi goxha përmirësim. Do të presin pranë familjarëve të tyre, në shtëpi, më çati mbi kokë dhe me strehë mbi kokë. Kjo është një gjë që nuk varet nga ne. Shteti fqinj mund të kishte vendosur të mbyllte fare kufirin. Çfarë do kishim bërë ne? Ndërkohë nuk bëhet fjalë për këtë, por bëhet fjalë për disa rregulla të reja që të gjithë duhet t’i respektojnë. Nuk ka zgjidhje, nesër fillon regjimi i ri”, tha ajo.
Ministrja e Mbrojtjes tha në fund se vendi ynë është i detyruar t’i respektojë masat që ka vendosur Greqia dhe nuk mund t’i “bjerë dot murit me kokë”.
“Sot po shtojmë ritmet që sa më shumë njerëz të kalojnë kufirin, që tri ditëshi i pritjes këtu të mos iu shkojë dëm. Për pjesën tjetër, do të duhen të kthen në shtëpi dhe do të duhet të vijnë në një moment të dytë. Shteti fqinj tani ka marrë këto masa, në ca kohë të pazakonta. Ne do t’i respektojmë se nuk kemi çfarë bëjmë, nuk i biem dot murit me kokë”, përfundoi ministrja.
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës