Berisha: Të bëjmë gjithçka si forcë politike për ndryshimin, kemi përgjegjësi

7 Tetor 2022 | 19:44

Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se PD duhet të bëjë gjithçka si forcë politike për ndryshimin në vend.

Në fjalën e tij nga Gjirokastra, Berisha theksoi se fakti që jemi përballë një qeverie që sipas tij kalon nga skandali nga skandal e bën dhe opozitën përgjëgjëse.

“Ne këtë kontekst, mbetem gjithnjë frymëzues, veprat krijimet e paraardhësve tuaj. PD është një parti e traditës, konservatore do të thotë traditë. Dhe ne respektojmë shumë traditën tonë më të mirë.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se fakti që ne ndodhemi në mandatin e tretë të një qeverie që kalon nga skandali në skandal, në një mënyrë ose në një tjetër, na bën përgjegjës dhe ne. Në një mënyrë ose tjetër na vë para një përgjegjësie të madhe shoqërore dhe kombëtare.

Ndaj dhe apeli, kushtrimi i thellë i yni sot është, të bëjmë gjithçka si forcë politike për ndryshimin. Të bëjmë gjithçka për realizëm, që në çdo akt dhe veprim tonë të jemi të vërtetë, real.”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026