Kaosi në Kakavijë, Edi Rama njofton se Greqia do të punojë edhe gjatë natës

15 Gusht 2020 | 19:21

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sërish për situatën në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë. Me një postim në “Twitter”, shefi i qeverisë thotë se pala greke ka pranuar që të punojë gjatë gjithë natës së sotme.

Lideri i mazhorancës bën apel tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e vendosura nga shteti fqinj dhe më pas të vijojnë rrugëtimin brenda normave.

“Gjatë gjihë ditës kemi shikuar me palën greke në një nivel të kufizuar. Kemi mirëkuptim e grumbullon dhe faktin është se mund të gjendet në kufijtë e mirë të Greqisë. Faleminderit për vazhdimin e bërjes së natyrës së sotme dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim! ”, shkruan Rama.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë thotë se kufiri do të jetë i hapur gjatë natës së sotme dhe puna do të vijojë me intensitet deri të dielën në orën 22:00.

“Kufiri do të qëndrojë i hapur vetëm përgjatë natës së sotme duke vijuar me të njëjtat ritme intensive të testimit dhe kalimit të shtetasve të mbetur në rradhë në Kakavijë, deri nesër, e diel, dt.16 gusht 2020, ora 22:00”, thekson ministria.

Sipas ministrisë, duke filluar nga dita e nesërme të gjithë qytetarët që do të hyjnë në tokën greke e kanë të detyrueshme karantinimin 7 ditor.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit se duke nisur nga nesër dt. 16 gusht 2020 për të gjithë ata shtetas të cilët hyjnë në Greqi do të zbatohet karantinimi i detyrueshëm 7 ditor”, sqaron  MEPJ-ja.

Mijëra qytetarë shqiptarë kanë qëndruar prej katër ditësh në rrugë, duke pritur për të kaluar, por kufizimet e vëna nga pala greke ngadalësuan procesin e udhëtimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026