A mund të jetë Fidel Castro babai i kryeministrit kanadez Justin Trudeau?

7 Tetor 2022 | 22:01

Në skutat më të errëta të internetit qëndron një teori sa e çuditshme aq edhe shqetësuese: se babai i vërtetë i kryeministrit kanadez Justin Trudeau është diktatori i ndjerë kuban Fidel Castro.

Teoria shpërbëhet vetëm pas një vështrimi të përciptë të provave historike, por ajo vazhdon vetëm për një arsye:

Pamja e Justin Trudeau është jashtëzakonisht e ngjashme me atë të diktatorit të ndjerë kuban.

Por kjo nuk është arsyeja e vetme, duke qenë se nëna e Justin, Margaret, ishte një mike personale e Kastros, dhe kjo ka rezultuar në edhe më shumë spekulime dhe kjo është më se të kuptueshme.

Por, Trudeau nuk është ‘fëmija i dashurisë’ i një vajze të bukur kanadeze dhe një diktatori kuban dhe The New York Post pretendon të ketë gjetur të gjitha provat.

Fillimisht, Justin Trudeau me të vërtetë, me të vërtetë, me të vërtetë duket si Fidel Castro.

Nëna e Justin Trudeau, Margaret, e njihte personalisht Kastron dhe familja Trudeau i ka lavdëruar më shumë se një herë Kastro-t.

Por, së pari, le të kujtojmë se babai i Justin Trudeau, Pierre – gjithashtu kryeministër kanadez – i ngjante shumë Kastros.

Fotoja e dytë: Babai i Justin Trudeu i cili gjithashtu ngjason me Castron

Së dyti, Trudeau lindi në ditën e Krishtlindjes së vitit 1971, që do të thotë se ai u ngjiz vetëm disa javë pasi prindërit e tij u martuan. Trudeau nuk u takua me Fidelin deri në vitin 1976, kur Justin ishte 5 vjeç.

E fundit dhe më e rëndësishmja, Margaret Trudeau nuk njihet për mbajtjen e sekreteve.

Librat e saj të shumtë autobiografikë janë të mbushur me detaje tejet personale rreth jetës së saj.

Pra, me shumë mundësi kryeministri kanadez nuk është djali i ish-diktatorit kuban Fidel Kastro.

Bota mund të qëndrojë e qetë dhe ky fakt mund të vazhdojë të popullojë skutat më të errëta të internetit.

Kur merr parasysh sa tërheqëse janë të gjitha detajet rreth kësaj historie, mbase ajo vërtetë e meriton një vend, në skutat më të thella të fantazisë tonë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026