Gjata: Të vendoset me detyrim që studentët e mjekësisë të qëndrojnë në Shqipëri

9 Tetor 2022 | 18:25

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, theksoi se kanë kërkuar që të hapen programe specializimi në fushën e mjekësisë, pra përveç 6 viteve fakultet, të jenë dhe 4 vite të tjera specializim.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gjata nënvizoi se dega e mjekësisë duhet të shoqërohet dhe me detyrim që studentët të qëndrojnë për një periudhë kohe në Shqipëri, pra të mos largohen sapo të mbarojnë universitetin.

“Lëvizja e mjekëve në vende të ndryshme nuk është thjeshtë  një fenomen shqiptar, por një fenomen që ndodh gjithandej përfshirë dhe Gjermaninë.

Ne kemi kërkuar që të hapen sa më shpejt programet e specializimit, pra përveç 6 viteve në mjekësi bëjnë dhe 4 vite specializim.

Unë do isha dakord që duke e futur në degët prioritare mjekësinë, kjo të shoqërohej dhe me detyrim për të qëndruar në Shqipëri për njëfarë kohe pasi mbaroje fakultetin. Formimi i studentëve të mjekësisë i kushton shumë shtetit shqiptarë dhe nuk janë para të shqiptarëve”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026