Ilir Meta i akordon “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-presidentit Rexhep Meidani

17 Gusht 2020 | 17:17

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka akorduar këtë të hënë ish-kreut të shtetit Rexhep Meidani ‘’Dekoratën e Flamurit Kombëtar’’, titull ky, që është vlerësimi më i lartë që jepet nga presidenti. Kreu i shtetit u shpreh se, Rexhep Meidani ka dhënë kontribut të çmuar për forcimin e demokracisë së Shqipërisë.

“Jeta politike e tij është e vlerësuar nga të gjithë shqiptarët. Si President në ’97- 2002. Jo vetëm në detyrën e kreut të shtetit, por edhe më parë ka kontribuar tek ideali për demokracinë. Duke investuar gjithë kapacitetin e tij politik dhe intelektual. Po ashtu për kontributin e Referendumit të ’98 për Kushtetutën”, tha Meta.

Teksa vlerësoi angazhimin e Meidanti për çështjen e Kosovës gjatë kohës kur ishte në krye të shtetit shqiptar, Meta tha se, figura e Meidanit mbetet edhe sot një shembull ideal, që duhet ndjekur nga politika shqiptare pa asnjë dallim.

 “Forca e Kushtetutës qëndron në këmbënguljen e çdo qytetari për ta mbrojtur atë. Profesor Meidani njihet dhe vlerësohet për përpjekjet e tij edhe për çështjen e Kosovës. Ai ishte Presidenti i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, i mikpritjes shqiptare. Roli i Meidanit ishte vlerë e shtuar për forcat politike që u shfaqën në një front e një qëndrim. Personalitet i shquar edhe në fushën akademike. Si anëtar i ASH, mbajtës i shumë titujve që nga SHBA, Greqia e Mbretëria e Bashkuar, autori i botimeve shkencore, me të krenohemi kudo. Shembull për politikanët e sotëm”, theksoi ai.

Titulli “Dekorata e Flamurit Kombëtar” iu akordua ish-presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidanit për nder të 76-vjetorit të tij të lindjes.

Kjo ceremoni solemne bëri bashkë emra të njohur të politikës shqiptare dhe asaj kosovare, ku mes tyre spikatën ish-presidentët Sali Berisha, Bamir Topi, Bujar Nishani, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, dhe kreu aktual i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026