PD kërkon që të mblidhet Këshilli i Rregullores për mandatin e Xhaçkës
Partia Demokratike kërkon që të mblidhet sa më parë Këshill i Rregullores së Mandateve dhe Imunitetit për mandatin e deputetes dhe ministres Olta Xhaçka, me qëllim prezantimin e raportit përfundimtar në seancë plenare.
Këshilli i mandateve votoi unanimisht më 16 shtator, për shtyrjen me dy javë hartimin e raportit final për ministren e Jashtme Olta Xhaçka.
Pas kërkesës së PD-së për heqjen e mandatit të Xhaçkës, deputetja e PS, Klotilda Bushka kërkoi dy javë kohë për të bashkërenditur kërkesat e Partisë Demokratike.
PD akuzon ministren Xhaçka se është në konflikt interesi sa i takon një vendimi të Këshillit të Ministrave, dhe kërkon heqjen e mandatit të saj.
Opozita pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë një resort turistik në bregdetin e Himarës nën cilësinë e investitorit strategjik.
Këto akuza janë hedhur poshtë nga vetë ministrja.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve